Arkeologët detarë kanë zbuluar rrënojat e një anije luftarake gati 400-vjeçare që ishte fundosur afër qytetit bregdetar danez të Rodbyhavn.

Me shumë gjasë janë rrënojat e anijes ”Delmenhorst”, e cila u fundos në tetor 1644 gjatë një beteje në Fehmarn, thanë ekspertët nga muzeu danez ‘’Viking Ship’’ në një deklaratë.

Relikja u zbulua disa muaj më parë në një thellësi prej 3,5 metrash gjatë punimeve për ndërtimin e një tuneli të ri nënujor, i cili kalon ngushticën midis Danimarkës dhe Gjermanisë.

Beteja e vitit 1644 e Fehmarnit rezultoi në disfatën e Danimarkës nga Suedia dhe Holanda.

Rezultojnë të humbura gjithsej 15 anije luftarake, nga të cilat ”Delmenhorst” është e fundit që gjendet.

Dy të tjera u zbuluan në 2012.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb