LUSHNJË- Një 63-vjeçar ka humbur jetën gjatë natës së të mërkurës në rrethin e Lushnjës, pasi është mbytur në një rezervuar. Sipas burimeve zyrtare, viktima Fatmir Gorreja është gjetur nga familjarët i mbytur në një ujëmbledhës në fshatin Karbunarë të Lushnjës.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar blutë e Lushnjës, të cilët kanë kryer të gjitha veprimet procedurale dhe kanë marrë në pyetje familjarët. Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka qenë aksidentale.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: