Të afërmit e Vladimir Putin raportohet se janë të shqetësuar për kollitjet, të përzierat e vazhdueshme dhe mungesën e oreksit me të cilat është përballur së fundmi lideri rus pasi dyshohet se ai iu nënshtrua një ekzaminimi mjekësor gjatë fundjavës.

Rrethi i tij është i shqetësuar se ‘kolla e tij e vazhdueshme’ po bëhet e dukshme dhe se do të shihet nga elitat në Rusi si një ‘shenjë e përkeqësimit të shëndetit të liderit’, sipas kanalit Telegram General SVR, i cili prej kohësh pretendon se ai po vuan nga kanceri, pavarësisht këmbënguljes së Kremlinit se Putin është në gjendje të mirë shëndetësore.

Putin raportohet se muajt e fundit ka pësuar rënie drastike të peshës, ndërsa gjatë një takimi me zëvendëskryeministrin Dmitry Chernyshenko ai dukej i dobët dhe fliste me tone të qeta dhe të mundimshme.

Kanali i Telegram i cili nuk përmendi asnjë provë për pretendimet mbi shëndetin e keq të Putinit, raportoi: Putini dhe të afërmit e tij, si dhe mjekët, janë të shqetësuar për kollitjen e presidentit, si dhe për të përzierat e vazhdueshme dhe mungesën e oreksit për shkak të mjekim dhe një diete specifike të cilës ai i është nënshtruar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: