MALIQ
Është gjetur i vdekur pa shenja jete në një kanal në fshatin Kreshpanj të Maliqit, 55-vjeçari Petro Feratllari.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për “BalkanWeb” , se 55-vjeçari jetonte vetëm në fshat dhe njihej si një prodorues sistematik i alkoolit.

Madje sipas gazetares, dyshohet se Feratllari ka qenë i dehur në momentin që ka rënë në kanal.

Sakaq, policia njofton se këtij shtetasi nuk i janë konstatuar shenja dhune në trup. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se burri mund të jetë rrëzuar aksidentalisht dhe për pasojë ka gjetur vdekjen.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për ngjarje aksidentale.

Njoftimi i plotë i Policisë:
Maliq

Më datë 30.03.2021, rreth orës 12:30, në një kanal me ujë në fshatin Kreshpanj, Maliq, është gjetur i vdekur, pa shenja dhune në trup, shtetasi P. F., 55 vjeç, banues në këtë fshat, i cili nga hetimet e kryera dyshohet se mund të jetë rrëzuar aksidentalisht dhe për pasojë ka gjetur vdekjen.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për ngjarje aksidentale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb