Rio Ferdinand nuk ka dyshime, Edison Cavani, e ka marrë vendimin për t’i liruar fanellën me numrin 7 Cristiano Ronaldos, pas rikthimit te Manchester United.

Këtë gjë, ish-mbrojtësi legjendar i Junajtid, e ka zbuluar padashje gjatë një bashkëbisedimi në emisionin e tij në “Youtube”.

“Vetëm të mendosh se Cavani mund të jetë rezervë për Ronaldon, është e pabesueshme”, – ka thënë fillimisht Ferdinand. “Cavani, më duhet të them, çfarë njeriu! Ai pa se kush po vinte dhe hoqi dorë nga fanella me numrin 7”, – deklaroi legjenda e United.

Tifozët e “Djajve të Kuq” kanë kërkuar që Marsial t’i lë numrin 9 Cavanit dhe ky i fundit ta pasoj numrin 7 te Ronaldo. Një procedurë që me shumë gjasa pritet të ndodhë në ditët në vijim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb