TIRANË
Kryeministri Edi Rama, shoqëruar nga kryetari i Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj dhe stafi i tyre, kanë vizituar këndin e ri të tenisit tek Liqeni i Tiranës.
Rama shprehet se ky është një oaz sportiv, që iu shtohet fëmijëve dhe të rinjve.
Edi Rama: Gjithçka duket shumë bukur.
Erjon Veliaj: Mbaj mend se kur erdhëm këtu ditën e parë gjetëm dosa e dhi. Tani çdo gjë është transformuar, falë punës së punëtorëve tanë, që janë të palodhur.
Liqeni i Tiranës – Tek këndi i ri i tenisit, një tjetër oaz sportiv që u shtohet fëmijëve e të rinjve, në një park ku ndjehesh tamam si në çdo qytet të bukur të Europës😍
#ShqipëriaeArdhmjaJonë⭐
#SkaKohëPërPushim🏃🏻♂️
(Balkanweb)