GJIROKASTER- Është çelur në qytetin e gurtë të Gjirokastrës Panairi i 12-të mbarëkombëtar i Trashëgimisë Kulturore dhe Artizanatit, si një traditë tashmë e vazhdueshme, bartëse e promovimit të traditës së punimeve artizanale. Festa e folklorit, artizanatit dhe miqësisë që do të zgjasë 3 ditë, ka grumbulluar në qytet jo vetëm artizanë, por edhe mijëra vizitorë.


Sadi Petrela, njëri prej organizatorëve të panairit, tha se ky aktivitet, përveçse i jep jetë qytetit, promovon Gjirokastrën si pasuri të trashëgimisë kulturore botërore.

Janë rreth 40 subjekte të ndryshme dhe 130 artikuj të cilët ekspozohen në panairin e këtij viti. Në panair spikat larmia e produkteve nga trevat shqiptare, maqedonase dhe kosovare.

Për pjesëmarrësit eventi është një mundësi e mirë për promovimin e produkteve të reja. Por vështirësia më e madhe për artizanët mbetet sigurimi i lëndës së parë që përgjithësisht gjendet jashtë kufijve duke shtuar edhe koston e produkteve.

Prej 12 vitesh rrugët karakteristike të Gjirokastrës shndërrohen në epiqendrën e artizanatit shqiptar.

(BalkanWeb)