TIRANE-Komisioni për Integrimin Evropian ka zhvilluar një seancë dëgjimore me ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj mbi zbatimin e prioriteteve të KE për prioritetet 2, 3 dhe 5. Gjonaj u shpreh se Ministria e Drejtësisë mbulon 3 prioritetet kryesore, ndërsa reforma në drejtësi është një nga reformat më të rëndësishme.
WhatsApp Image 2018-02-16 at 11.06.05

WhatsApp Image 2018-02-16 at 11.33.41

WhatsApp Image 2018-02-16 at 11.33.35

WhatsApp Image 2018-02-16 at 11.33.20

WhatsApp Image 2018-02-16 at 11.32.52

WhatsApp Image 2018-02-16 at 12.13.11
“Ministria e drejtësisë mbulon 3 prioritetet kryesor të KE dhe reforma në drejtësi është një nder reformat me të rëndësishme e cila ndryshoi tërësisht sistemin. Në vitin 2018, Ministria e Drejtësisë do miratojë rreth 60 akte nenligjore dhe do ketë mbështetje buxhetore për organet e reja të Drejtësisë. Gjithashtu do të ngrihen qendrat për rehabilitimin e të miturve”- tha Gjonaj.

Ndër të tjera ministrja e Drejtësisë u shpreh se ndihma juridike nuk ka funksionuar, ndërsa ka nisur reforma në burgje dhe këtë muaj hapet burgu i ri i Shkodrës.

“Ndihma juridike falas nuk ka funksionuar. Ne kemi nisur reformën në burgje, pasi gjendja në burgje nuk ka qenë e mirë para disa vitesh, por brenda shkurtit do hapet burgu i ri në Shkodër dhe situata është përmirësuar. Në burgje janë 230 punonjës me rekorde kriminale”- tha Gjonaj.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb