Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç i bëri thirrje serbëve në Kosovë, që mos të marrin pjesë në formimin e Ushtrisë së Kosovës, e cila, sipas tij, “do të shërbejë për të nxitur konflikte”.

Në një deklaratë për televizionin “Pink”, Gjuriç tha se është mirë që Serbia po ia del të kundërshtojë formimin e Ushtrisë së Kosovës, përcjell Telegrafi.

“Me krenari them se jemi kundër ushtrisë së Kosovës, edhe unë edhe presidenti Aleksandar Vuçiq edhe Qeveria, dhe i bëj thirrje të gjithë serbëve në Kosovë të mos marrë pjesë në formimin e saj, sepse ajo do të shërbejë vetëm për nxitjen e konfliktit”, tha Gjuriç. Sipas tij, “serbët në Kosovë janë nën presion të madh, kurse sulmet e fundit janë të shpeshta nuk janë të rastit dhe kanë për qëllim të pengojnë gjendjen e përgjithshme të serbëve , në mënyrë që pozicioni negociues i Serbisë të jetë sa më i dobët”. “Ky synim nuk do të arrihet për shkak se serbët në Kosovë nuk ka frikë dhe me guximshëm dhe me krenari ruajnë shtëpitë e tyre, kurse ne do të vazhdojmë si shtet të jemi solidarë dhe t’u ndihmojmë ata në qëndrimin dhe mbijetesën e tyre”, tha Gjuriç.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: