Marko Gjuriç, ambasadori i Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka dhënë pretendimet e tij të çuditshme në lidhje me rrëmbimin e tre Zyrtarëve të Policisë së Kosovës, duke thënë se ata janë “arrestuar” 1.8 km brenda Serbisë.

Përmes një postimi në Twitter, Gjuriç ka pretenduar se Qeveria e Kosovës ka gënjyer për vendndodhjen e tre policëve, mirëpo nuk ka shpalosur ndonjë fakt për këtë.

“Sot në orët e hershme të pasdites, sipas kohës lokale, tre persona me uniformë, të veshur me uniforma të Policisë së Kosovës, të armatosur me pushkë AK-47, armë dhe thika, janë arrestuar nga policia serbe në afërsi të fshatit Gnjilicë, komuna e Rashkës, Serbisë qendrore, 1.8 km nga vija administrative. Menjëherë pas kësaj, qeveria e Kosovës gënjen për vendndodhjen e arrestimit të tyre, duke lënë të kuptohet se ata janë kapur në Kosovë.” -ka shkruar ai në Twitter.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb