KOSOVË

Gjykata Speciale ka thirrur për të dëshmuar dy ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa ata janë Fatmir Sopin dhe Sejdi Veselin.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, i cili ka thënë se të gjithë ata që janë të ftuar nga kjo Gjykatë do të dalin faqebardhë, raportojnë mediat kosovare.

“Sapo morra lajmin që Gjykata Speciale ka dërguar ftesē për anëtarin e kryesisë, njëherësh kryetarin e degës së Prishtinës Fatmir Sopi dhe veteranin e UÇK-së Sejdi Veseli”, ka shkruar ai në “Facebook”.

Gucati sot paradite ka njoftuar se Gjykata Speciale ka  thirrur edhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fadil Beka, i cili ndryshe njihet edhe si kirurgu i UÇK-së, për veprimtarinë e tij të madhe gjatë kohës së luftës, ku në kushte të vështira bënte operimin e të plagosurve.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: