Gjykata Sportive në Itali në fal. Drejtësia e futbollit në këtë vend ka marrë në shqyrtim të gjitha episodet e pakëndshme të asaj që pamë në Kupën e Italisë këtë mesjavë. Juventus dhe Milan janë gjobitur nga 3000 euro për shkak të sjelljeve të tifozëve.

“Tifozët hedhin çakmak në fushën e lojës në drejtim të një lojtari kundërshtar; sanksioni i zbutur në bazë të nenit. 29, paragrafi 1 shkronja. b) CGS” – shkruhet në shpjegimin për Juventus.

Tgtg
Tgtg

Ndërsa për Milan, thuhet: “Tifozët hedhin një shishe me ujë dhe një objekt të vogël plastik në zonë, në drejtim të një lojtari kundërshtar; sanksioni i zbutur në bazë të nenit. 29, paragrafi 1 shkronja. b) CGS.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb