Të paktën 5 persona kanë rënë në prangat e policisë italiane pasi trafikonin drogë nga Shqipëria drejt Italisë. Bëhet fjalë për 4 italianë dhe 1 shqiptar të arrestuar në Firenze, Siena, Brindisi dhe Vlorë.

Këta persona mësohet të jenë përgjegjës për trafikun e gjysmë ton marijuane, të sekuestruar nga policia.

Mediat italiane shkrujnë se, mëngjesin e sotëm ka nisur një operacion nga policia e Firences në drejtim të një organizate që merret me trafikun ndërkombëtar të drogës, pjesë e së cilës janë edhe të arrestuarit.

Nga hetimet, policia italiane ka mundur të zbërthejë grupin që kishte krijuar organizatën në fjalë, e cila merrej kryesisht me trafikun e marijuanës nga Shqipëria në Itali.

Malli që nisej nga Shqipëria, me të mbërritur në brigjet pulieze, paketohej e bëhej gati për tu shpërndarë në tregjet italiane.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb