Rey Manaj ka fituar vendin e titullarit te Spezia dhe është kthyer në një nga lojtarët kryesorë të këtij ekipi, pasi gëzon mbështetjen e plotë të trajnerit Thiago motta.

Sulmuesi kuqezi luajti 60 minuta të premten në darkë dhe ishte lojtari më i mirë në fushë për ekipin e tij, pavarësisht se u mund nga Inter, ish skuadra e tij. Por së fundmi sulmuesi i Kombëtares shqiptare, ka “shënuar” gol jashtë fushe, teksa ka prezantuar në rrjetet sociale bukuroshen që i ka rrëmbyer zemrën.

Nëpërmjet një postimi në “Instagram”, sulmuesi i huazuar te Spezia nga Barcelona ka postuar foto nga Firenze me të dashurën e tij që e ka bërë të njohur për ndjekësit, por nuk i ka zbuluar emrin. Çifti nuk kanë kursyer as puthjet.

Në mesin e komenteve të shumta për çiftit gjendet edhe emri i bukuroshes, ku sipas ndjekësve, e dashura e Manajt quhet Cristina, por vetëm kaq. Nuk dihet se nga është dhe me çfarë merret. Me siguri Manaj do ta zbulojë në fotot e ardhshme.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Rey Manaj (@reymanaj97)

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb