Bayern fitoi 4-2 ndaj Monacos në miqësoren e luajtur në Alpenbauer Sportpark (Unterhaching). Skuadra e parë që shënoi ishte ajo nga Principata. Francezët kaluan në epërsi pas gjysmë ore lojë, pas golit të Minaminos. Të besuarit e Tomas Tuchel përmbysën ndeshjen me Laimer dhe Musiala, ndërsa nga pika e bardhë e penalltisë “tundi rrjetën” edhe Gnabry.

Në pjesën e dytë, Monaco ngushtoi shifrat me Ben Yedder por vetëm përkohësisht pasi Sane dërgoi rezultatin në 4-2. Ndeshja e radhës për Bayern Munchen është ndaj Leipzig në Superkupë, me 12 gusht.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: