Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Odise Roshi ka qenë i ftuar ditën e sotme në emisionin “Panorama Sport”, në “Panorama TV”. Ai foli zgjedhjet e Silvinjos, ndeshjen me Poloninë duke iu uruar fitoren Kombëtares. Ndër të tjera Roshi tregoi për marrëdhënien e mirë me Bekim Balajn duke u shprehur se mund ti bashkohej Vllaznisë për hadër të tij.

“Unë bëj punën time dhe nuk e kam përshëndetur Silvinjon me golin e shënuar, ai i di zgjedhjet e tij, ai tha që jemi të gjithë të rendësishëm. Nuk është se ndjehem i tradhëtuar, pasi mendimet tona janë të ndryshme, unë e kam pritur ftesën 12 vjet rresht, e respektoj vendimin tij, unë nuk dua të flas për çfarë kam dhënë në fushë, pasi kam dhënë shpirtin. Është ndeshje e vështirë me Poloninë, ka një atmosferë të madhe, besoj që na quajnë inferiorë, por ne jemi pretendentë për të shkuar në Europian, unë shpresoj dhe jam i bindur që do të marrim pikë të hënën. Polonia ka cilësi dhe këtë e treguan në Botëror. Ekipi më i fortë është Polonia në grupin që jemi ne, me Çekinë do të jemi “dhëmbë për dhëmbë”. Të ardhmes nuk i dihet asnjëherë, për momentin ndjehem shumë mirë në Turqi. I kam ndërprerë bisedimet me klubet shqiptare, pasi synoj një kampionat më të fortë.

Bekim Balaj më njeh lojën, e kam ndjekur kampionatin shqiptar. Shpresoj ti shkojë sa më mirë. Nëse do më vinte ofertë nga Vllaznia dhe mund ti bashkohesha. Djali i ka sytë në Televizor kur luaj unë. Ëndrra ime është që Rois të jetë futbollist. Kampionati është i egër, synojmë të ngjitemi në Superligë. Djemtë e Kombëtares më mungojnë shumë dhe iu uroj fitoren të hënën ndaj Polonisë” u shpreh Odise Roshi për “Panorama TV”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: