TIRANË

Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në burg 32-vjeçarin, Elton Pikli, i arrestuari i pestë për grabitjen në Rinas. Vendimi është dhënë sot në seancën në ngarkim të tij.
Pikli nga Kruja u arrestua teksa tentonte të largohej drejt Bullgarisë.

Pikli u arrestua me akuzat për veprat penale ‘Vjedhje me armë të kryer në bashkëpunim’ në kuadër të ‘Grupit të Strukturuar Kriminal’, ‘Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake’; ‘Vrasje e Punonjësve të Policisë’ e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë”.

Deri tani të arrestuar janë: Oltion Veseli, Alkond Bengasi, Renaldo Sula, E. Pikuli dhe Saimir Cela. Kujtojmë se gjatë grabitjes mbeti i vrarë Admir Murataj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb