Një vajzë 23-vjeçare nga Afganistani në një intervistë për gazetarin dhe blogerin Iranian, Masih Alinejad është shprehur e frikësuar për ardhjen në pushtet të talibanëve, duke deklaruar se ajo nuk i beson retorikës së tyre.

“Unë nuk i besoj gënjeshtrat e talebanëve. Unë jam në moshën 23-vjeçare dhe talibanët do të më detyronin të martohesha me një nga luftëtarët e tyre. Sipas verisionit të tyre të Kuranit, ata na konsiderojnë si një plaçkë lufte”, shprehet vajza afgane, protagoniste në videon 45 minutëshe që u bë virale në rrjet dhe ku ajo ngriti alarmin për ardhjen e talibanëve në Kabul.

“Mos u magjepsni nga talebanët: ne kemi shumë Michelle Obama në Afganistan, kemi shumë gra të forta, kemi edhe Merkel, por të gjitha këto gra do të detyrohen të përkulen para Sheriatit”, vazhdon 23-vjeçarja, e cila nuk e ka zbuluar vendndodhjen e saj.

“Unë jetoj në një vend, ku të lindurit në Afganistan, konsiderohen pa identitet. Kur tregoj në lidhje me gjendjen time shpirtërore, ata më akuzojnë se kam folur keq për islamin”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb