GREQI – Merr flakë në aksin Kozanë-Larisa autobusi i linjës Volos-Tiranë, me të cilin udhëtonin 15 persona. Mësohet se autobusi i një kompanie greke, është përfshirë nga flakët në vendin e quajtur Sarandaporu, por fatmirësisht asnjë nga pasagjerët nuk është lënduar.

Sipas mediave greke, autobusi është shkrumbuar tërësisht nga zjarri, që dyshohet se është shkaktuar nga një defekt në sistemin elektrik të mjetit.

Fatmirësisht 15 personat që ndodheshin në autobus mundën të dilnin, sapo vunë re tymin brenda mjetit, pa marrë asnjë lëndim.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb