KAKAVIJË

Greqi ka ashpërsuar masat ndaj Shqipërisë, për shkak të situatës së krijuar nga pandemia e koronavirusit. Mediet fqinje raportojnë se të gjithë qytetarët shqiptarë, që do të duhet të kalojnë nga Pika Kufitare e Kakavijës për në Greqi, do të përballen me masa më të ashpra, duke filluar nga kjo e hënë.

Kështu, shqiptarët do të duhet të zbatojnë një karantinë jo më 7-ditore, sa ishte deri më tani, por 14-ditore. Gjithashtu, është kufizuar edhe orari i lëvizjes në 12 orë.

Pra, udhëtarët do lejohen të kalojnë vetëm nga ora 07:00 deri në orën 19:00. Sakaq, pala greke ka vendosur dhe një numër të kufizuar të udhëtarëve. Tashmë, 400 shtetas shqiptarë do mund të shkojnë në vendin fqinj brenda orarit të caktuar, ndërsa për drejtuesit e kamionëve do të realizohet testi për Covid-19.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb