Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken, në vizitën e tij në Greqi ku është takuar edhe me Nikos Dendias u ndal edhe tek mosmarrëveshjet greko-turke.

Blinken tha se nga ana e  Turqisë që të ndalen kërcënimet që rrisin tensionin dhe të mos përdoret retorikë që rrit nxit konflikt në rajonin e Mesdheut Lindor.

Në një deklaratë të përbashkët me homologun e tij grek Dendias pas takimit të zhvilluar në Ministrinë për Punët e Jashtme, Blinken tha: “Greqia dhe Turqia janë partnerët dhe miqtë tanë dhe ne vazhdojmë të diskutojmë dhe bashkëpunojmë me ta përmes NATO-s për sigurinë në rajon për të shmangur kërcënimet që rrisin tensionin dhe kjo është më e vështirë në një periudhë parazgjedhore. Shikoni rajonin në tërësi dhe çfarë po bën Greqia për t’u bërë një qendër fuqie dhe për të lidhur Afrikën me Evropën dhe për të bashkuar vendet për bashkëpunim. Kur zgjidhen mosmarrëveshjet, hapen mundësi më të mëdha. Është shumë e rëndësishme që miqtë dhe partnerët të menaxhojnë dallimet e tyre në mënyrë diplomatike”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb