Ish-deputetja demokrate, Gruda Duma, publikon në ‘facebook’ një video me deklarata të kryeministrit Edi Rama për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, duke thënë se edhe Don Kishoti do ta kishte zili.

Sipas Dumës, falë këtij gënjeshtari patologjik, Shqipëria po bën vetëm hapa pas këto 8 vite dhe Europa është më larg se kurrë.

“Edhe Don Kishoti do e kish zili naivitetin me të cilin kalorësi i gënjeshtrave përpiqet të na shesë antarësimin në BE. Falë këtij gënjeshtari patologjik, Shqipëria po bën vetëm hapa pas dhe këto 8 vite, Europa është më larg se kurrë. Kalorësi pa kalë e ka humbur busullën e orientimit. Ora e ndryshimit po vjen!”, shkruan Duma.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb