Ai tani mund të jetojë përgjithmonë në Amerikë, por Princit Harry duket se i mungon jeta e tij në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Pallat.

Pasi dha dorëheqjen si një anëtar i lartë i familjes mbretërore në favor të gruas së tij, Meghan Markle, Duka i Sussex ka pranuar se i mungon shtëpia, zbulon për ‘People’ grimieri dhe miku i Markle.

Më konkretisht, Daniel Martin tha: Princi Harry ka gjetur atmosferën që i pëlqen dhe është i relaksuar në Kaliforni, por atij i mungon shtëpia e tij.

Vlen të theksohet se Harry do të marrë pjesë në kurorëzimin e mbretit Charles III dhe do të marrë pak “shije” të së shkuarës.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Meghan Markle nuk do ta shoqërojë, pasi do të qëndrojë në Kaliforni me fëmijët e tyre.

Pallati tha në një deklaratë se “është i kënaqur të konfirmojë se Duka i Sussex do të marrë pjesë në ceremoninë e kurorëzimit në Westminster Abbey më 6 maj. Dukesha e Sussex do të qëndrojë në Kaliforni me Princin Archie dhe Princeshën Lillibet”.

Kurorëzimi është planifikuar për 6 maj në Westminster Abbey.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb