Ataku kardiak që pësoi Christian Eriksen në fushën e lojës tronditi të gjithë botën e futbollit, ndër të tjerë dhe gruan e tij Sabrina Kvist e cila ishte e pranishme në stadium duke ndjekur Danimarkën.

Gruaja e Eriksen ka zbritur menjëherë në fushën e lojës, teksa portieri Shmajkël dhe mbrojtësi i Milanit, Simon Kjaer, kanë tentuar ta qetësojnë.

Në imazhet e postuara në rrjetet sociale shikohet se si gruaja e mesfushorit qan ndërsa shokët e skuadrës tentojnë ta qetësojnë. Foto janë bërë virale duket thyer zemrat e shumë tifozëve të futbollit.

Eriksen 6
Eriksen 6

Ndërkohë, një lajm shprese vjen nga spitali ku është shtruar Eriksen, teksa thuhet se është përmendur dhe është koshient. Gjithsesi, frika nuk ka ka ikur akoma. Gjithë bota e futbollit me vesh nga Danimarka.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb