Mesfushori i Barcelonës, Gundogan u shpreh i zhgënjyer pas eliminimit nga PSG në Champions.

“Jam shumë i zhgënjyer, kualifikimi ishte në dorën tonë, por ia dhuruam kundërshtarëve në mënyrën më të lehtë. Është pak e vështirë të mendosh se çfarë të bësh në momente si ai i Araujos, por nëse zgjedh të ndërhysh duhet të jesh i sigurt se do të kapësh topin.

Në të kundërt është më mirë që të pësosh gol, apo edhe ta lejosh kundërshtarin të dalë vetëm për vetëm me portierin pasi nuk dihet nëse Barcola do të shënonte me siguri. Mendoj se duhej që Araujo t’i dhuronte mundësinë portierit që të ndërhynte. Kur mbetëm me një lojtar më pak u “vra” ndeshja”, u shpreh Gundogan.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb