Guvernatori i rajonit lindor të Luhanskut ka thënë se forcat ruse po hedhin në erë ura pranë qytetit strategjik kyç të Severodonetsk për të ndaluar përforcimet ukrainase të bashkohen në betejë.

Serhiy Haidai tha se forcat ruse po përballeshin me “humbje të mëdha” në Severodonetsk, me ushtrinë ukrainase duke i zmbrapsur ato. Ai kishte thënë më parë se ata kishin marrë nën kontroll 70% të qytetit.

Severodonetsk dhe fqinji i tij Lysychansk janë vendosur në të dyja anët e lumit Siverskyi Donets.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb