SHBA-Hakerat rusë kanë arritur të lexojnë e-mailet e paklasifikuar të Presidentit amerikan Barack Obama. Sipas administratës amerikane, posta elektronike është lexuar gjatë ndërhyrjes në rrjetin kompjuterimt të Shtëpisë së Bardhë vitin e kaluar. Hakerat megjithatë nuk kanë arritur të hyjnë te sistemi i Blackberry’t të Obamws.

Sulmi i hakerave ka hapur debatin mbi praninë e presidentit amerikan në internet. Por zyrtarët kanë pranuar se sistemi i paklasifikuar në mënyrë rutinore përmban shumë informacion që konsiderohet shumë i ndjeshëm ne lidhje me oraret, shkëmbimet e emaileve me ambasadorët dhe diplomatët dhe në mënyrë të pashmangshme, debatet mbi politiken.

(a.n/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: