Topless, me shpinën nudo në të cilën ka pikturuar një degë me gjethe në shtyllën kurrizore.

Halle Berry, 52 vjeç, ka treguar në Instagram tatuazhin e saj të ri. E veshur vetëm me një fund të shkëlqyeshëm dhe sipër e zhveshur artistja e ‘x-Men, shfaqet më në formë dhe e tonifikuar se asnjëherë. ’Kush thotë që nuk jam një sirenë”, shkruan Halle, që në foto mban në njërën dorë një veze dhe në tjetrën tiganin.

Në disa foto të ndara në rrjetet sociale artistja shfaqet duke bërë shumë stërvitje. Në filmin e ardhshëm ku do të jetë edhe regjisore, Berry do të interpretojë një luftëtare të arteve marciale. Për këtë arsye ajo po përgatitet me asin amerikan Ufc Brian Ortega.

(da.xha/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb