Luiz Ejlli dhe Kiara Tito këto ditë përveç gëzimit të festave, festojnë edhe përvjetorin e tyre të njohjes. Dyshja, tashmë tepër të popullarizuar u njohën në formatin “Big Brother” nga ku kurorëzuan edhe dashurinë e tyre.

Natën e finales Kiara Tito i tha “Po” Luiz Ejllit para të gjithë shqiptarëve.

Së fundmi Luizi na ka treguar se çfarë vendosi ai të bëjë për përvjetorin e tyre. Këngëtari ka realizuar një tatuazh me portretin e partneres së tij.

  • foto galeri
  • foto galeri

Ai gjithashtu tregon se dita e përvjetorit të tyre i kujton edhe humbjen e babait.

“Zoti me një dorë merr e me një dorë tjetër jep. Më dha familjen po vjen edhe vajza prandaj vendosa ta bëj këtë tatuazh” shprehet Luizi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb