Nëse ka një futbollist shqiptar që është më i nderuari nga ekipet e huaja që kanë lozur është Altin Lala. Të shumtë e mbajnë mend ceromoninë e lamtumirës në stadiumin “HDI-Arena” ku gati 50 mijë të pranishëm iu përulën Lalës për atë se çfarë ai kishte dhënë për këtë klub. Por kjo festë lamtumire nuk është e fundit në nder të Altin Lalës.

Ditën e çeljes së sezonit të ri, më 11 gusht, sipas traditës, skuadrat gjermane paraqiten në fushë me të riun më të talentuar dhe me një prej ikonave të së shkuarës që ka lënë gjurmë për mirë në atë ekip. Hanoveri ka zgjedhur Lalën si ikonën e klubit dhe si shembullin që do të zgjedhin të rinjtë.

Lajmin e konfirmon vetë Altin Lala i cili për “panorama sport” është shprehur: “Po, do të jem i ftuar special i klubit ditën e hapjes së kampionatit. Ishte një ndjesi fantastike, sepse vazhdoj të ndihem i vlerësuar për atë që kam dhënë te Hanoveri”, tha Lala.

Kujtojmë se Lala ka qenë pjesë e Hanoverit për 14 sezone nga viti 1998 deri më 2012 dhe ka bërë 296 paraqitje duke shënuar 9 gola.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: