Nën prezencën e kryebashkiakut të ri të Devollit, Eduard Duro, janë hapur me forcë të gjitha dyert e këtij institucioni. Pasi u hap me forcë dera e jashtme e bashkisë, duke thyer bravën, e njëjta gjë ka ndodhur edhe me dyert e brendshme të ndërtesës, si dhe me derën e zyrës së kryebashkiakut.

Më t’u hapur dyert, kryebashkiaku socialist ka hyrë në zyrën e tij, prej ku ka dhënë dhe mesazhin e parë. Ai është shprehur se bashkia do të vijojë punën me po të njëjtin staf, duke garantuar se nuk do të ketë asnjë largim nga detyra.

“Sot iu dha fund një procesi të stërgjatë. Ish-kryetari i bashkisë nuk denjoi të priste për të bërë dorëzimet e detyrës, kështu që u detyruam të hynim në këtë mënyrë. Bashkia do të jetë e qytetarëve. Punonjësit që u terrorizuan sot dhe dolën të protestonin do të jenë pjesë e stafit të ri. Pres urim nga ish-kryebashkiaku, pasi unë e kam uruar kur ka filluar detyrën, s’e e kam … politika na ka ndarë. Stafi do vazhdojë punën siç është, i gjithi”, ka thënë Duro.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: