ELBASAN– Shqipëria zhgënjen në “Elbasan Arena”. Kombëtarja shqiptare ka pësuar edhe humbjen e dytë në eliminatorët për Kampionatin Botëror, duke u mposhtur në “Elbasan Arena” 0:3 nga Izraeli, në një ndeshje që do të ketë shumë dilema falë disa vendimeve kontroverse të gjyqtarit kryesor. Për Izraelin shënuan Zahavi, Einbinder dhe Atar.

Trajneri i Kombëtares Gianni De Biasi ‘çmendet’ për një çast dhe fut 2 sulmues në fushë, e kjo çmenduri e ka një pasojë, golin e tretë nga Izraeli. Sigurisht që Shqipëria nuk e priste këtë rezultat.

Edgar Çani zuri vendin e Hysaj, ndërsa Manaj në minutën e ‘82, zëvendësoi Xhakën. Në mbrojtje ishin vetëm Mavraj dhe Agolli.

Pas Gjimshitit edhe Berisha mori karton të kuq, pasi nuk e mbajtën nervat dhe goditi kapitenin e Izraelit me kokë. Gjyqtari jep penallti, ndërkohë që Alban Hoxha merr vendin e Etrit Berishës duke bërë një mrekulli pasi pret goditjen e Zahavit nga 11 metra.

Pjesa e parë e përballjes Shqipëri- Izrael ka përfunduar 0-1. Pjesa e parë e takimit Shqipëri-Izrael nis mjaft mirë për kombëtaren tonë e cila në dy raste me protagonist Rroshin dhe Llullakun për pak sa nuk shënoi.

Megjithatë Izraeli në rastin e parë që shfaqet në portën tonë arrin të bëjë “gjëmën”. Minuta e 16-të Gjimshiti nuk ndërhyn siç duhet duke shkaktuar 11-metërsh dhe ndëshkohet me të kuqe. Lojtari më i mirë i miqve, Zahavi merr përsipër ekzekutimin dhe nuk fal. Minuta e 17-të Izraeli kalon në avantazh.

Më pas një Shqipëri e çoroditur që gjendet shumë herë e zhbalancuar në fushë duke rrezikuar pësimin e golit të dytë. Duhet të vinte minuta e 33-të që kombëtarja jonë të shfaqej sërish në zonën e kundërshtarëve.

Roshi nuk shfrytëzon siç duhet një kros nga Memushaj. Kaq për ne pasi miqtë rrezikojnë disa herë portën por përgjigjet për fatin e mirë tonin Berisha. Gjithsesi minutat e fundit Shqipëria tregon se edhe me 10 lojtarë mund të rrezikojë. Janë disa goditje këndi rresht ku në njërën prej tyre Balaj ishte pranë golit. Dy minutat e shtesës në pjesën e parë nuk sjellin asgjë dhe mbyllet në disavantazh për “kuqezinjtë”, 0-1.

MINUTË PAS MINUTE
PJESA E DYTË

Minuta e ’84- Shqipëria kapët në kundërsulm dhe kësaj rradhe miqtë nuk gabojnë. Atar kalon dhe Alban Hoxhën duke dërguar shifrat në 0-3.

Minuta e ’82- Izraelitët nuk ndalon dhe në epërsinë e 2 lojtarëve gjenden shpesh para portës sonë. Alban Hoxha mban rezultatin në 0-2.

Minuta e ’78- Odise Rroshi godet fuqishëm nga jashtë zone duke u munduar të bëj diçka vetëm por grushton në mënyrë ekselence portieri Goresh

Minuta e 69- Balaj i vetëm rrotullohet bukur në hyrje të zonës duke gjetur një mundësi për goditje e cila shkon shumë afër portës.

Minuta e ’67- Izraelitët shënojnë golin e dytë me anë të Einbinder pas një grushtimi të dobët të Alban Hoxhës

Minuta e ’64- Duke përfituar nga rezultati, miqtë bëjnë zëvendësimin e parë duke hequr nga fusha Sahar i cili sapo ishte ndëshkuar me të verdhë

Minuta e ’58- Hoxha portieri i Partizanit i sapo futur në lojë pret penalltin e goditur nga Zahavi. Rezultati vazhdon 0-1

Minuta e ’55- Penallti sërish për Izraelitët pas një vendimi të diskutueshëm të gjyqtarit

Minuta e ’55- Kartoni i dytë i kuq pasi Berisha revoltohet dhe godet me kokë kundërshtarin pas përplasjes me kukelin.

Minuta e ’54- Nje top i bukur nga mesi i fushës për Zahavin i cili në përpjekje për të goditur ndërhyhet nga Kukeli dhe kërkon 11-metërsh

58- Hoxha portieri i Partizanit i sapo futur në lojë pret penalltin e goditur nga Zahavi. Rezultati vazhdon 0-1
Minuta e ’50- Shqipëria e nis pjesën e dytë me një inkursion të bukur në krahun e djathtë, ku Memushaj hedh një kros në zonë dhe Llullaku për pak nuk e devijon, duke rrezikuar ndjeshëm Izraelin.

PJESA E PARË
Minuta 45+2- Me zotërimin e topin nga Izraeli gjyqtari fërshëllen duke sinjalizuar përfundimin e pjesës së parë.

Minuta e ’44- Zahavi për pak sa nuk kalon miqtë në avantazh të dyfishtë pas një goditje të bukur nga jashtë zone por topi përfundon pak centimetra jashtë.

Minuta e ’40- Gjen disi forcat Shqipëria pas dy goditjeve këndi, ku në njërën Balaj godet me kokë por lehtë dhe nuk arrin të vendos dot balancat të paktën në rezultat

Minuta e ’39- Berisha bën mrekullinë pasi Izraelitët bëjnë ç’të duan në zonë por nuk arrijnë të shënojnë duke tentuar 2 herë në mënyrë të njëpasnjëshmë

Minuta e ’33- Reagon Shqipëria pas një goditje dënimi të ekzekutuar nga Memushaj i cili kroson bukur në zonë por Roshi nuk godet siç duhet duke i lënë mundësi portierit të reagojë

Minuta e ’31- Llullakun nuk e mbajnë nervat dhe ndërhyn në mënyrë të parregullt në mesfushë, kartoni i verdhë për të
Minuta e ’24- Shqipëria e çorientuar pas pësimit të golit duke sjellë kështu përshtjellim në mbrojtje. Zahavi kalon Mavraj dhe futet në zonën e rreptësisë por fatmirësisht topi nuk shkon në këmbët e Sahar i pambuluar në zonë.

Minuta e ’17- Zahavi nuk gabon para Berishës dhe miqtë kalojnë në avantazh, 0-1.

Minuta e ’16- Izraeli mer penallti në rastin e parë që futet në zonë. Gjimshiti ndëshkohet me të kuqe

Minuta e ‘8- Roshi depërton bukur në krah dhe hedh një kros në zonë, por për fatin e keq llullaku nuk arrin në kohë
Minuta e ‘4- shqipëria pas 4 minutash fare pran golit me anë të Memushajt pasi një asisti të bukur në zonë nga Llullaku.


Pavarësisht masave të forta, dikush ka hedhur një tymuese në fushë, siç shihet edhe në videon e siguruar nga BalkanWeb.

TIFOZËT E VEÇANTË
Në stadiumin Elbasan Arena për të ndjekur përballjen Shqipëri-Izrael dhe për të bërë tifo për kuqezinjtë janë edhe përfaqësuesit e feve në Elbasan.

kleriket ne Elbasan Arena

FORMACIONI
Të gjithë shqiptarët e kanë vëmendjen sot tek Kombëtarja e cila përballet në “Elbasan Arena” me ekipin e Izraelit. Sfida e vlefshme për eliminatoret e kampionatit “Rusi 2018” nisi në orën 20:45. Trajneri De Biasi ka vendosur të zbresë në fushë me formacionin 4-4-1-1.

Ne faqen zyrtare te UEFA-s është bërë zyrtar edhe formacioni që dy kombëtaret zbresin sonte në fushë. Ajo që bie më shumë në sy është se në formacionin “kuqezi” ka një ndryshim nga ajo çka është thënë sot në media. Në vendin e Abrashit do të aktivizohet fieraku Odise Roshi.

Roshi më parë kishte qenë në diskutim pasi kohët e fundit kishte pësuar një lëndim të vogël. Gjithsesi ai duket se ia ka dalë shumë mirë. Me këtë lëvizje duket qartë se Shqipëria sonte synon vetëm fitoren.

Formacioni Shqiperi

Në sulm do të jetë shkodrani Bekim Balaj, i mbështetur nga Roshi i cili do të futet në fushë që nga minuta e parë, si dhe dhe Llullaku. Në mesfushë do të jenë Kukeli, Xhaka dhe Memushaj, ndërsa në portë do jetë Etrit Berisha.

Një ditë para përballjes me Izraelin në stadiumin “Elbasan Arena”, trajneri i kombëtares shqiptare Xhani De Biazi ka thëne se ekipi do hyjë në fushë vetëm për fitore.

“Do luajmë me formacion më të mirë, pasi nuk jemi të kënaqur me vendin e tretë dhe do synojmë fitoren. Armando Sadiku dhe Odise Roshi janë në gjendje të mirë dhe të gatshëm për të luajtur. Stadiumi “Elbasan Arena na ka sjellë gjithmonë fat”- ka thënë trajneri i kombëtares.

Nga ana tjetër trajneri izraelit ka zgjedhur skemën sulmuese 4-3-3, ndërsa është shprehur se barazimin e kanë të garantuar. Ajo që bie në sy në këtë sfidë janë masat e shumta të sigurisë me rreth 2000 forca policie në gatishmëri.

Formacioni i Shqipërisë: Berisha, Hysaj, Gjimshiti, Mavraj, Agolli, Kukeli, Xhaka, Memushaj, Roshi, Llullaku, Balaj

Formacioni i Izraelit: Goresh; Dasa, Lavi, Tzedek, Gershon, Dabbur, Natcho, Cohen, Zahavi, Ben Haim, Vered.

(m.k/d.d/e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb