Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka shpërthyer ndaj deputetit të PD-së, Tritan Shehu teksa ky i fundit lëshoi akuza në drejtim të qeverisë se kjo e fundit nuk kishte mbajtur qëndrim si shtetet e tjera të Ballkanit për mosardhjen e Lavrov në Serbi.

Nga foltorja e Kuvendit Balla tha se qëndrimi i Shqipërisë është i qartë, se ka dënuar sulmin e saj ne Ukrianë.

“Opozita i nderohet një ndjese të madhe atyre që i kanë sjellë në sallë. Sa i përket atyre diskutimeve historike pa asgjë brenda nga Tritani. Pasi thotë; i mbyllën qiejt, dhe mezi pritën që të vinte Lavrov, Tritan i dashur, Shqipëria iu bashkua atyre vendeve që nuk donte që të vine ai. Mos e tund kokën, pasi nuk merr vesh hiç. Asgjë nuk di. Një korridor që u mbyll ishte dhe ai me Shqipërinë. Ajo që duhet të dish, hiq dorë nga kjo histori se je bërë qesharak. Ke qenë ministër para 30 vitesh, por kjo që bën ti këtu është qesharake. Bam bam bum bum. Ore zotëri si mund të vish e të thuash ashtu. Ne kemi presidencën e Sigurimit. Pozicioni më të qartë nuk ka. E kemi dënuar gjenoncidin. atë që p o ndodh në Ukrainë. Atë që po ndodh në Kosovë, apo atë që ka ndodhur në Bosnjë. Harrojeni se do të ngjallni Sali Berishën me historia rezolutash. Në 11 korrik kemi planifikuar rezolutën për Srebrenicën. Natyrshëm një dokument serioz dhe jo dy gisht letra aty pa asnjë lidhje. Siç i ka hije Shqipërisë që dejton botën në institucionin më të rëndësishëm ë sigurisë botërore. S’ka ndodhur kurrë. Kjo historia që vini këtu dhe të talleni, s’ka ndodhur kurrë. Parlamenti s’do të bëhet kurrë pro me asnjë qasje që telendin vendin. Thirrja ime për të gjithë parlamentin është që ta mbështesim,. 11 korriku është një ditë e shpallur si dita kundër gjenoncidit serb në Srebrenicë. Berisha ka sabotuar dhe ndihmuar serbët në Srebrenicë. Merr fjalën aty Tritan dhe thuaj, që me urdhër të Saliut kam thyer embargon, por e shkela me urdhër të Berishës. Pastaj me sulmin ndaj Rambojesë. Harrojeni se mund të bëni pis integritetin institucion të Shqipërisë. S’keni për të ardhur kurrë në pushtet.”, tha Balla.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: