Heidi Klum tregoi në një intervistë të fundit zbulimin që vajza e saj, Leni, kishte bërë në shtëpinë e saj kur ishte e re dhe e kishte vënë në një pozitë të vështirë.

Modelja e njohur nga Gjermania ka folur në podcastin ‘Call Her Daddy’ për momentin më të sikletshëm që ka përjetuar ndonjëherë. Ajo tha se vajza e saj gjeti dollapin ku kishte fshehur lodrat e saj seksi.

“Ajo e gjeti dollapin tim të seksit ”, tha me humor modelja, ndërsa fjalën e mori vajza e saj 19-vjeçare, Leni, me të cilën po fliste njëkohësisht përmes FaceTime.

“E bëra këtë kur isha shumë më e vogël dhe mendova se ishte gjëja më interesante që pashë ndonjëherë. Po e shikoja me shoqet e mia dhe e pyeta mamin “çfarë është kjo?” sepse nuk e kisha idenë dhe mbaj mend që ajo u zemërua shumë me mua. Ajo më bërtiste, ‘Nuk mund të kërkosh tek gjërat e mia'”, përshkroi Leni Klum.

Siç tha më pas, ajo ua ka treguar këtë të gjithë miqve të saj, duke u thënë “shikoni sa të bukura janë këto, mamaja ime ka një dollap të tërë plot me lodra”. Më kujtohet një ditë, i futa të gjithë miqtë e mi në dhomën e saj, hapa dollapin dhe po bënim video”, tha 19-vjeçarja.

Në një moment tjetër të intervistës së saj, Heidi Klum iu drejtua jetës së saj seksuale, duke thënë se “i pëlqen të bëjë seks për orë të tëra”. “Pafund, e nxehtë dhe e egër ”, tha ajo kur u pyet për të përshkruar jetën e saj seksuale me tre fjalë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb