Presidenti polak Andrzej Duda tha se aktualisht nuk ka asnjë “provë të qartë” se kush e hodhi raketën që vrau 2 persona në territorin polak.

“Për momentin nuk kemi asnjë provë të qartë se kush e ka lëshuar këtë raketë. Një hetim është duke u zhvilluar”, u tha kreu i shtetit gazetarëve në Varshavë.

“Në këtë situatë të vështirë – shtoi ai në një deklaratë për mediat polake – ne veprojmë me maturi së bashku me aleatët tanë të NATO-s”.

Duda zbuloi se ekspertët amerikanë do të ndihmojnë polakët ekspertë në analizimin e detajeve të shpërthimit në Przewodow, i cili vrau dy shtetas polakë të moshës 50 deri në 60 vjeç. Presidenti konfirmoi se ai kishte zhvilluar bisedime me disa krerë shteti duke përfshirë amerikanin Joe Biden, kryeministrin britanik Rishi Sunak dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz.

(Ansa/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb