TIRANE

Përmes një postimi në shkurtër në faqen e tij të Facebook, publicisti dhe ish-diplomati Dritan Hila ka reaguar për mosdekretimin e Gent Cakaj nga Presidenti Ilir Meta për pozicionin e ministrit të jashtëm të Shqipërisë, propozuar nga kryeministri Rama.

“Jo çfarëdo bidoni me markën “Made in Kosova” mund të dekretohet për ministër i Jashtëm”- shkruan Dritan Hila, duke ju referuar argumenteve të kreut të shtetit, por edhe profilit të diskutueshëm të Cakaj dhe mungesës së përvojës në Kosovë dhe në Shqipëri.

Capture
Capture

Kujtojmë se në arsyetimin e tij, Meta thekson se Cakaj ka aplikuar për certifikatë sigurie pranë Ministrisë vetëm më datë 03.01.2019, edhe pse përmbushja e këtij detyrimi fillon nga marrja e detyrës si Zëvendës Ministër i MEPJ.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb