Propozimi i mirëmenduar i Donaldit ditën e premierës së filmit “5 Herë Jo”, por edhe ditën e lindjes së Arborit të vogël, emocionoi jo vetëm Borën, por të gjithë publikun e kinemasë atë mbrëmje. Megjithatë, përgatitjet mbrapa, kuptohet, kanë pasur sikletet e tyre… Mes të gjithave, edhe zgjedhja e unazës.

Historinë që fshihet pas kësaj të fundit e tregoi mbrëmjen e sotme Romeo Veshaj, në DWTS, ku ishte i ftuar për të kërcyer me mikeshën e tij, Fifi. Pas kërcimit dhe ngacmimeve me Borën, Romeo tregoi se unazën me të cilën Donaldi i propozoi Borës nuk e kishte zgjedhur i zoti i punës, por ai. Dhe, kuptohet, pothuaj dy numra më të mëdhenj se gishti i moderatores.

“Unazën e Borës e mora unë, se Donaldi nuk shkonte dot. Shikojeni pak sa e madhe është. E kam provuar te gishti im. Është një deri në dy cm më e madhe. Donaldi më thotë që “nuk mund të futem në argjendari, se do e kuptojnë që unë do i propozoj”. I thashë ‘ç’ke, shkon vëllai’. Por kur shkova atje, ishte ajo pyetja ‘më trego pak foton e vajzës’ dhe fillimisht thoshin ‘bravo ti Romeo, sa ke ndryshuar, do martohesh?’ ‘Po’, i thosha unë. ‘Ma përshkruaj pak atë vajzë’. Po si ta përshkruaja unë atë vajzën? U thashë që i ka sytë më të bukur në botë. Ata thanë ok, po të tregojmë disa unaza të bukura. Ia mora, po i rri e madhe…” – tregoi Romeo në DWTS.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: