Holanda do të ndryshoje emrin e saj, prej janarit të 2020.
Emri Holandë i referohet një rajoni në Vendet e Ulëta (Netherlands), por këta dy emra shpesh janë përdorur për të përshkruar vendin verior evropian.

Vendet e Ulëta zyrtarisht do të heqin nga përdorimi emrin “Holandë” nga e gjithë literatura dhe materialet promovuese dhe kështu vendi do t’i referohen vetëm në bazë të emrit të tij zyrtar.
Ndryshimi, që i kushtoi vendit 200,000 euro, është pjesë e një fushate më të gjerë për lançimin e imazhit të vendit.

Ky hap vjen para se vendi të organizojë garën evropiane të këngës Eurovision dhe para se të marrë pjesë në Lojërat Olimpike 2020 në Tokio.
Logoja me tulipanin portokalli është hequr për t’u zëvendësuar me dy shkronjat NL, që duken si një tulipan i stilizuar, raporton “Dutch News”. Kjo logo është zbuluar muajin e kaluar nga ministri i Tregtisë i këtij vendi, Sigrid Kaag.
Logoja e re, që do të jetë në 8 gjuhë të ndryshme, do të përdoret që nga dita e parë e 2020-ës në ndërtesat qeveritare, ambasada, universitete, kolegje, bashki dhe organizata të tjera që bashkëpunojnë zyrtarisht në projekte të qeverisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb