Ashtu sic pitej, Luis Van Gal është trajneri i ri i kombëtares së Holandës. 69-vjeçari rikthehet kështu në stolin e “tulipanëve”, teksa ka firmosur ditën e sotme kontratë 1-vjeçare.

Van Gal e ka drejtuar edhe 2 herë të tjera Holandën, bëhet fjalë për vitet 2000-2002 si dhe 2012-2014, teksa kjo është hera e tretë që merr drejtimin e kombëtares së vendit të tij.

“Luis van Gal është zyrtarisht përzgjedhësi ynë. Ai do nis punën menjëherë si trajner i Holandës. Kemi arritur marrëveshje deri në Kupën e Botës 2022”, – shkruhet në komunikatë të federatës.

Van Gal njihet si “gjenerali” dhe ka një eksperiencë të madhe në stol. Ai shkroi historinë me Ajax, ekip me të cilin fitoi Champions League (1995), teksa ka drejtuar edhe klube si Barcelona, Bayern Munchen apo Manchester United.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb