Një qytetar ka reaguar pas incidentit të ndodhur para Kryeministrisë, ku një protestuese është përplasur me policinë.

Janë larguar nga shkallët e Kryeministrisë edhe këpucët, simbol i shpopullit dhe largimit të rinisë në emigrim.

Ai u shpreh se policia ka hequr këpucët nga shkallët e Kryeministrisë, sipas tij për shkak të vizitës së eurodeputetëve në institucion.

 

“Policia hoqi këpucët nga shkallët sepse do të vijnë eurodeputetët në Kryeministri. Ne kishim një vajzë me vete, aktiviste që u lëndua pas rrëshqiti nga dhuna e policisë. Policia ndalonte rrugën pa pasur një efektive femër në kordonin e tyre policor.

Këto janë provokime, por ne do të përgjigjemi me paqe edhe në tubimin që do të mbahet në darkë. Nuk duhet thjeshtë të bëjmë xhiro, duhet të “pushtojmë” paqësisht kryeministrinë”

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb