Dashi
Në trekëndësh me Saturnin, Hëna te Luani nxit një lloj besimi që ju shton autoritetin. Optimizëm dhe sukses në punë dhe në sport. Logjika e ashpër drejton entuziazmin dhe kanalizon energjinë drejt realizimit të qëllimeve ambicioze.

Demi
Duhet të ndiqni me përkushtim të veçantë çështjet ekonomike për të shmangur problemet, shpenzimet e kota dhe grindjet në familje. Nga ana tjetër, humori është i lartë. Mos humbisni kohë duke vrapuar pas një personi që është aq i përqendruar te vetja saqë nuk ka asnjë hapësirë për ju.

Binjakët
Nga sot, Hëna transferohet te Virgjëresha, duke u bërë shumë pak miqësore për shenjën tuaj. Nervozizmi dhe humori gri do ju shoqërojnë gjithë ditën. Nëse keni ndërmend të prezantoni një projekt te shefi, më mirë ta lini për një ditë tjetër.

Gaforrja
Tregohuni shumë vigjilentë ndaj mundësive të favorshme dhe përpiquni të shmangni ndonjë lëvizje të gabuar. Mund t’ia dilni edhe në situatat më të komplikuara, e rëndësishme është të mos dekurajoheni që në pengesën e parë.

Luani
Me Saturnin te Shigjetari që shton vendosmërinë, Jupiteri do japë ndihmën e nevojshme që të shkoni shumë larg. Udhëtime interesante në horizont. Entuziazmi dhe pasioni janë shumë lart: është momenti të realizoni planet tuaja me qartësi dhe motivim.

Virgjëresha
Mendoni me qetësi dhe reflektoni para se të merrni vendime të rëndësishme në punë. Duke reaguar me nxitim, mund të gaboni në vlerësim. Për t’u dhënë fund pretendimeve të tepruara nga familja, tregohuni egoistë dhe merrni hapësirat tuaja.

Peshorja
Për të plotësuar dëshirën tuaj që të jeni në qendër të vëmendjes, duhet të jeni të duruar. Me Hënën te Virgjëresha, pamja e jashtme dhe siguria janë pak të zbehta. Merruni personalisht me menaxhimin ekonomik të aktivitetit. Ndoshta ka ardhur momenti të bëni ndonjë zgjedhje.

Akrepi
Një e premte e mbushur me pragmatizëm, siç ndodh me çdo kalim të Hënës te Virgjëresha. Ka ardhur koha të mbyllni një çështje të lënë përgjysmë. Mos i mbroni më shumë seç duhet idetë tuaja, kritikat e nxitura nga zilia nuk do t’ju pengojnë.

Shigjetari
Me Hënën te Virgjëresha, entuziazmi juaj i zakonshëm do duket pak i venitur. Për sa u përket studimeve dhe biznesit, mos bëni hapa të rrezikshëm. Mbështetja që merrni zakonisht, sot do të jetë më e pakët, por mos u trembni: së shpejti çdo gjë do kthehet në normalitet.

Bricjapi
Ditë pozitive për të investuar në projekte të reja dhe për t’u dhënë impuls projekteve të tjera. Interesi i kolegëve do jetë një stimul për t’u angazhuar më tepër. Disa përfitime ekstra mund t’ju ndryshojnë humorin. Duke bashkëpunuar me të tjerët, mund të jepni më shumë.

Ujori
Falë ndihmës së Saturnit, kundërshtimi i Mërkurit do të pakësohet, por sidoqoftë kërkohet një sforcim shtesë në përqendrimin tuaj. Në lidhje me partnerin, këshillat e një miku do kenë ndikimin e duhur nëse vendosni ta dëgjoni.

Peshqit
Korrigjimi i orarit nuk është një simptomë dobësie, por shenja që keni mësuar të nuhasni atë që po ndodh rreth jush dhe të kuptoni se kur duhet të reagoni. Jepuni prioritet planeve të udhëtimit në fundjavë para se të ndërmerrni angazhime të tjera.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb