Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes kundër pasi varianti i ri i koronavirusit po përhapet me shpejtësi.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Hoti ka shpërndarë edhe listen e komunave në bazë të rrezikshmërisë së transmetimit, pas njoftimit të MSH për ndërrimin e komunave nga zona e rrezikshmërisë.

“Rangimi i ri i komunave lidhur me masat anti Covid-19 tregon se po përmirësohet gjendja. Por, duhet të kemi kujdes maksimal pasi tani po qarkullon varianti i ri i virusit covid-19, i cili po përhapet shumë më shpejt”, thuhet në postimin e kryeministrit në detyrë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb