Një anëtar i familjes Ademaj, Milaim Ademaj ka folur për tragjedinë që ndodhi mbrëmë në Pejë, ku vdiqën nënë e bijë pas përmbytjeve masive.

Në një intervistë për mediat në Kosovës, gjyshi i nipit 5-vjeçar, ka thënë se djalin e ka zënë një pjesë e rrëshqitjeve të dherave të kodrës, ndërsa gruan e kanë gjetur në bodrum.

“Shi ka rënë, ka rrëshqit një pjesë e kodrës, e ka nxënë djalin, u mbush te ky vëllai plot ujë, derisa e ka mbajtur muri, kur se ka mbajt u fut uji, mezi i kemi shpëtuar dy fëmijë të tjerë, jemi munduar që ta shpëtojmë nusen se atë voglin se kemi pa askund hiç, pastaj e kemi gjetur në një shtëpi të kojshive, nusen e kemi gjetur në të tretën shtëpi në bodrum”, u shpreh familjari.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: