Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Ardian Ismajli, duket se ka lënë pas dëmtimin që mori në ndeshjen me Atalantën dhe u kthye si protagonist në ndeshjen kundër Lecces, që skuadra e tij e fitoi 1-0.

26-vjeçari u aktivizua për 90 minuta dhe ndihmoi skuadrën e tij për të mbajtur portën e paprekur dhe për këtë arsye u vlerësua dhe me notën 7,6.

Kjo gjë bëri të mundur që ta vendoste Ismajlin në formacionin më të mirë të javës në Serie A, duke e bërë dhe të vetmin lojtar nga Empoli që arriti të ishte pjesë e saj.

Formacion

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb