Tekniku i Elbasanit, Gvozdenovic komentoi humbjen 2-1 ndaj Bylisit.
“Ndoshta fati pak se në pjesën e parë kishim më shumë raste që të shënojmë më shumë se një gol. Tani rasti i fundit ishte i Bunjakut, kjo ishte pa fat se ndoshta do shënonim e do barazonim rezultatin. Por ky është futbolli dhe kemi edhe një javë, nga sot jemi të përqendruar vetëm te ndeshja e radhës.
Në pjesën e parë ndoshta mungoi vetëm goli, çfarë mund të them, ndoshta pak fat apo pasimi i fundit, apo përqendrim për vetëm një gjë të mirë e mund të shënonim se ishim shumë rate e dominuam. Por normale, në pjesën e dytë kundërshtari kapi minuta, për Bylisin ishte nga fillimi. Ishte goli që jam i mërzitur, nga goditjet standarte, ne jemi të fortë në goditje standarte. Çunat kërkuan golin, por kishim raste e nuk kishim fat me Bunjakun dhe Bylis shënoi të dytin. I dyti ishte i çuditshëm, nuk e pashë mirë se si doli topi në portë. Ky është futbolli, e thashë unë kemi shumë ndeshje përpara, një javë të fundit ndaj Tiranës, pastaj “Final Four”. Nuk kemi kohë të shohim mbrapa, jemi mërzitur por nga sot do të mendojmë për ndeshjen e radhës”.
