Ditët e fundit është çërfolur në mediat spçortive për një interesim të INterit për mbrojtsin shqiptar të Napolit Elseid Hysaj.Lajmi për kalimin e Elseid Hysaj te Interi ka bërë që të flasë edhe menaxheri i tij. Mario Xhufredi ka komentuar këtë lajm, duke u shprehur se çcdp gjë do të vendoset në merkaton e verës dhe jo në janar.
“Hysaj ka arritur nivelin që kishte në sezonin e kaluar. Pres ende më shumë nga ai për të vazhduar të bëjë një kampionat të madh. Më pas në qershor do të vendosim për të aedhmen. Janari? Jo. Për momentin ne do të vlerësojmë muajt e verës. Hysaj lëviz vetëm për një ekip të madh. Përsa i takon Europës, ai ka një klauzolë që kush e do duhet të paguajë.”, është shprehur menaxheri i Hysaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: