TIRANË

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar kanë arrestuar shtetasin Hasan Sina, të dënuar nga Gjykata e Tiranës me 6 vite burg për veprën penale “Mashtrimi”.

 

Në pranga kanë rënë dhe disa shtetas të tjerë të akuzuar për vepra të ndryshme penale.

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë

Specialiastët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar bënë ekzekutimin e urdhërit për shtetasin Hasan Sina, 59 vjeç, ( i kapur në Shkozë, nga Forca Operacionale e DVP Tiranë) pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka denuar me 6 vite burg, për vepren penale “Mashtrimi”. Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

A. Th., 23 vjeç, pasi në bulevardin “Gjergj Fishta”, gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga Forca e Posaçme “Shqiponjat” iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kokainë;

A. D., 34 vjeç, pasi në Rrugën e Dajtit, gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga Forca e Posaçme “Shqiponjat” iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kokainë, i cili tentoi ta hidhte në tokë.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit O. A., 34 vjeç, pasi ka përndjekur ish të dashurën e tij, e cila ka qenë e pajisur me urdhër-mbrojtje.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë ndalimin e shtetasit B. Xh., 31 vjeç, pasi ka vjedhur disa produkte në një market dhe më pas ka kundërshtuar punonjësitë e policisë, duke tentuar të largohet me vrap.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. Th., 61 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit N. S., pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. P., 24 vjeç, pasi ka tentuar të vjedhë banesën e shtetasit V. V.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë ndalimi i shtetasit M. K., 65 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. B., 62 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse është përfshirë në një aksident vetëm me dëme materiale.

Më datë 18.08.2021, gjatë natës, në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, kanë marrë një shumë parash në kompaninë me administratore shtetasen M. P. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Më datë 18.08.2021, në rrugën “Idriz Dollaku”, ka rënë nga lartësia e katit të katërt, shtetasja Xh. B., 83 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë. Nga veprimet e kryera rezulton se kjo shtetase vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb