Rritet numri i personelit shëndetësor, por edhe pacientëve të prekur nga COVID 19 në QSUT.

Burime për News 24 nga QSUT bëjnë me dije se janë zbuluar 12 raste të reja me Covid 19 brenda personelit shëndetsor në shërbimin e mjekësisë interne ku një ditë më parë u zbulua një vatër e nxehtë e përhapjes së virusit me 13 raste me Covid 19 tek personeli shëndetsor i interneve.

Të njëjtat burime pohojnë për News 24 se janë edhe 8 pacientë të këtij shërbimi të prekur nga koronavirusi.

Origjina e infeksionit viral është një prej infermiereve të këtij shërbimi që para 4 ditësh u shtrua në shërbimin infektiv.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: