Kreu i PD, Sali Berisha zhvillon një konferencë me gazetarët nga selia blu, ku gjatë fjalës së tij u ndal tek zhvillimet e fundit në vend, më konkretisht te masa e GJKKO ndaj kreut të SHISH, Vlora Hyseni, ndaj të cilës u vendos masa arrest shtëpie.
Berisha tha se kjo është ngjarja më e rëndë dhe se kreu i SHISH ishte në shërbim të krimit. Kreu i PD i kërkoi dorëheqjen e menjëhershme kryeministrit Edi Rama.
“Në histori keni lexuar, keni dëgjuar që shefat e shërbimeve të kenë punuar në kundërshtim me ligjet për diktatorë, për agjenci të tjera, por kjo është hera e parë që dëgjoni se shefja e shërbimit në një vend ishte në funksion dhe mbështetje të krimit. Sot prokuroria ka lëshuar urdhër arrest për Vlora Hysenin, shefen e shërbimit informativ kombëtar si bashkëpunëtore në krim, si njeri që ka shkelur betimin, ligjin dhe sekretet e shërbimit ua ka dhënë kriminelëve. Nuk ka nivel më të ulët tradhtie ndaj detyrës, ndaj ligjit se ky., tha ai.
“U kujtohen ju denoncimet e mia për Kodrën e Kuajve ku mblidheshin kriminelët Suel Çela, Elvis Doçi, Vangjush Dako, Ergys Agasi çdo dy-tre net për qëllime elektorale të PS? Menaxheri i lokalit të Kodrës së Kuajve, jo pronari, se pronari është edhe ai kjo kategori, është tjetër, ka qenë Embro Sulejmani. Por Embro Sulejmani ka qenë dhe menaxheri i klubit qeveritar ku Rama me Agasin takoheshin publikisht në Durrës, të dy funksionet. Embro Sulejmani.
Fatjon Kalluçi ishte një hallkë.
Imagjinoni ekspertizat e tyre, ku drejtori i laboratorit ishte bashkëpunëtor krimi, anëtar organizate.
Për të gjitha këto, i kërkoj Edi Ramës dorëheqjen e menjëhershme dhe ftoj shqiptarët të përballen me të gjithë forcën e tyre me këtë shtet kriminal, që vetëm shtet nuk është, por një bandë kriminale në institucionet e tij.
Gjithashtu theksoj se, për të gjitha veprat që akuzohet kjo organizatë kriminale, kryesor është Edi Rama me urdhrat e tij.
Ata nuk duhet t’i zbatonin, jo, urdhri i paligjshëm nuk zbatohet, thotë ligji.
Por ky i ka urdhëruar ata dhe kjo është e vërteta.
Së fundmi, në rast se Vlora Hyseni nuk është në Nju Jork duke përgatitur takimet e Edi Ramës me spiunë, por është siç po thonë në një vend tjetër, u bëj thirrje shërbimeve të zbatimit të ligjit të atij vendi, që ta arrestojnë dhe kërkoj që SPAK-u urgjentisht të lëshojë mandat arresti ndërkombëtar për të në mënyrë që ajo të bëhet përgjegjëse para ligjit në Shqipëri, vendin ku ka kryer krime të shëmtuara”, tha Berisha.
