Ndeshja më e rëndësishme e kësaj jave në Grupin B të Kategorisë së Dytë ka qenë padyshim ajo mes Elbasanit dhe Pogradecit që u luajt në ”Elbasan Arena”. Një sfidë e cila u mbyll mes tensionit me shifrat 1-1 pasi pogradecarët ia dolën që t’i merrnin pikë vendasve në këtë sfidë edhe pse mbetën me 9 lojtarë.

Pas ndeshjes, pogradecarët kanë festuar këtë arritje që i mban përsëri në vendin e parë në renditjen e kampionatit dhe i sheh si favoritë për ngjitjen më lart në edicionin e ardhshëm.

Por këtë festë e ka prishur një incident shumë i shëmtuar teksa ekipi po kthehej për në Pogradec. “Panorama Sport” mëson se në dalje të Librazhdit, një makinë në ecje e sipër ka kaluar pranë autobusit të pogradecarëve dhe i ka gjuajtur me gurë.

Për fat të mirë, incidenti ka përfunduar me xhama të thyer, por jo me lëndime të lojtarëve apo pjesëtarëve të stafit që gjendeshin në autobus dhe po ktheheshin në shtëpitë e tyre, Një ngjarje e rëndë që shëmton një sfidë mes dy pretendentësh, ku duket se tifozeria e kaloi paksa cakun me këto akte të rënda.

330717364 853840262379272 5649685307944466093 N 1
330717364 853840262379272 5649685307944466093 N 1
333450689 727138699070312 5999958317423966691 N 1 (1)
333450689 727138699070312 5999958317423966691 N 1 (1)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb